Opinion nga Adriatik DOSTI
Nga menyra se si u zhvillua loja ,rrezultati duhet konsideruar i drejte dhe i kenaqshem per te dyja ekipet.Nje pjese e pare ku tanet jane te lirshem,te sigurte e e te sakte ,madje disa here me te rrezikshem se sa danezet ,qe duket se nuk e kane menduar kundershtarin kesisoj.
Kundersulmet e kuq e zinjve,mbeshtetja e admirueshme e mesfushes per te dyja repartet si dhe qetesia e saktesia ne mbrojtje do te sjellin ate gol te mrekullueshem te Lenjanit ne te 38 min. ..pas nje goditje perfekte nga rreth 20 metra ,duke zhvleftesuar perpjekjen e portierit danez ,per ta ndalur ate.Shqiperia udheheq e shkon ne pushimin mes dy pjeseve me avantazhin e merituar .Pjesa e dyte nis disi ndryshe ,,,skuadra jone duket disi e tjetersuar …Nje lloj terheqje disi e pakuptimte ,c’ka u le danezeve mjaft hapesira ne mesfushe.Ne sulmin tone Balaj eshte ne dite jo te mire …i vetem Lenjani merr shume persiper ,por nuk mbeshtetet nga askush..Disi e pa shpjegueshme ,menyra se sa me lehtesi tanet e dorezonin topin ne kete pjese loje.Mbrojtja duket se ka zbehur e humbur qetesine e sigurine e pjeses se pare,Danezet e rrisin presionin e tyre si ne qender ashtu dhe nga krahet ,ne kerkim te golit te barazimit.Por futbolli eshte i tille ….nese ne te 74′ Lenjani qe aq bukur depertoi ne zonen e miqve do te kishte shenuar,ndeshja do te ishte mbyllur me siguri me fitore per kuq e zinjte.Ne fakt dicka pritej nga danezet qe cdo minute po fitonin terren ,,,,Dhe ajo erdhi ,2 – 3 mbrojtes tanet ne qender tregohen me shume ”xhentil” sa duhet me sulmuesit daneze e sidomos Canaj qe le nje hapsire te tille te paspjegueshme ….pengim i pa rregullt ne zone ,Hungarezi Kassai lejon avantazhin dhe Vibe ne te 81’ka barazuar shifrat ne 1 – 1.Nderrimet e bera nga De Biazi,edhe pse ne kohen e duhur ,dhe taktikisht te pranueshme ,nuk sollen ate qe pritej.Ne fund te takimit edhe mund ta kishim pesuar keq e mund te ndeshkoheshim rende ,ku perseri Vibe i vetem me Berishen mund te na kish permbysur gjithcka .I mrekullueshem Berisha ne rastin ne fjale. Sidoqofte kemi 4 pike te marra ndaj dy ekipeve shume me te mira se ne Portugalise e Danimarkes,dy pretendenteve kryesore per kualifikim ne grupin tone.Te marten ne nje ndeshje teper te veshtire e delikate ne shume plane ,ne ate ne Beograd kunder Serbise ,e cila e mbylli me barazimin ndeshjen e saj te rradhes me Armenine ,duke shenuar ne sekondat e fundit te takimit ne Erevan.Parashikohet ndoshta dueli me i veshtire e me i ashper i grupit tone .Me keta djem e me kete ekip ne kemi vertet aresye te shpresojme e te besojme…Rrezultatet e deritanishme jane vertet te mira ,edhe pse ne futboll ka edhe me mire ,sidomos kur nuk le pike ne fushen tende …