Pavaresisht perpjekjeve dhe deshires se shfaqur ne fushen e lojes nga futbollistet, Veleçiku nuk ia doli te marre pike ne ballafaqimin me ekipin pretendent te ketij sezoni, Valbonen e Tropojes.

Sfida e luajtur pasditen e sotme ne kompleksin sportiv “Vellezerit Duli” ne Koplik, eshte mbyllur me fitoren 2-1 te miqve qe kesisoj pas dy javesh kampionat kryesojne renditjen me pike te plota 6, nderkohe qe Veleçiku ka arritur te grumbulloje vetem 1.

Pjesa e pare e ndeshjes se sotme pati shume rivalitet por nuk prodhoi gola. Krejt ndryshe do te ishte e dyta. Qe ne fillimin e saj, do te ishte i mirenjohuri Gerhard Progni qe do te zhbllokonte shifrat duke kaluar ne avantazh Valbonen ne minuten e 47-te.

Veleçiku nuk u dorezua, por perkundrazi duke insistuar shume, ia doli te barazonte shifrat ne minuten e 82-te me ane te futbollistit Elidon Rustemaj. Megjithate barazimi nuk do te zgjaste shume. Ne minuten e 86-te Kristi Joti do te shenonte edhe golin e dyte per tropojanet.

Perfundimisht 2-1 per Valbonen qe merr nje trepikesh me shume vlere ne nje fushe te veshtire si ajo e Koplikut, tre pike keto qe do ta ndihmojne shume ne ecurine e metejshme te saj./SHKODRA-SPORT.COM/

Veleçiku 1–2 Valbona

(Rrustemaj 82′ / Progni 47′, Joti 86′)

Formacionet zyrtare:

Veleçiku: Lopci, Kacokaj, Cokaj, Ivziku, Banushaj, Bzhetaj, Elv. Rustemaj, Shekaj, Kacaj, Daija. Trajner Besnik Duli. U aktivizuan edhe Smakaj, Stafa, Hysaj, Elid. Rustemaj dhe Kukaj.