HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREShqipëri- Itali, nis shitja e biletave për ndeshjen që do luhet në...

Shqipëri- Itali, nis shitja e biletave për ndeshjen që do luhet në Shkodër

Ndeshja Shqipëri- Itali po afron dhe natyrisht që shumë duan të jenë të pranishëm në “Loro Boriçi” më 9 tetor. Natyrisht që problem do të jetë gjendja e një bilete për të ndjekur këtë takim. Por nga dita e sotme, bëhet e ditur se ka nisur shitja e biletave por kjo vetëm përmes internetit. Kjo gjë është bërë e ditur nga vetë FSHF përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare ku thuhet:

“Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë të interesuarit se ka filluar shitja e biletave për ndeshjen eliminatore të vlefshme për Botërorin “Rusi 2018″, Shqipëri – Itali, e cila do të zhvillohet në datë 9 tetor 2017 ora 20:45 në stadiumin “Loro Borici” Shkodër. Në shitje janë të gjithë sektoret duke filluar nga tribuna VIP, tribuna A, sektori D3, sektori D4, sektori C1 dhe sektori C4, biletat mund të blihen online në faqen zyrtare të FSHF-së: bileta.fshf.org”

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments