Rikthehen ndeshjet ndërkombëtare në stadiumin “Loro Boriçi”. Pas një periudhe disi të gjatë pa ndeshje të tilla, FSHF është kujtuar ta rikthejë në vëmendje këtë stadium, ndonëse është më i madhi në Shqipëri. Por për çudi, ndeshja e rradhës që do të luhet aty, do të jetë… ajo e 15 vjeçarëve.

Do të përballen kombëtarja shqiptare me atë të Malit të Zi. Takimi do të luhet më datë 30 shtator ndërkohë që këto dy ekipe do të luajnë një tjetër miqësore më 28 shtator, por këtë herë në Podgoricë. Fakti që Federata nuk ka caktuar ndeshje për të luajtur në “Loro Boriçi” mbase vjen ngaqë don ta ruajë tapetin e tij për ndeshjen shumë të rëndësishme, atë me Italinë, megjithatë ky stadium dhe ky qytet shumë sportdashës meriton më shumë vëmendje dhe natyrisht edhe më shumë ndeshje kombëtare dhe ndërkombëtare.

© shkodrasport.com