Mbrojtësi shkodran i Napolit dhe i kombëtares shqiptare Elseid Hysaj është përzgjedhur në formacionin ideal të futbollistëve më të mirë nën-23 vjeç nga 32 skuadrat që marrin pjesë në fazën paraeliminatore të Ligës së Kampioneve 2017-18.

Listën e ka hartuar portal i njohur anglez, Squaëaka.com. Mbrojtësi shqiptar i Napolit vlerësohet si një nga talentet e shumtë premtues, e me një të ardhme të madhe. Ai po bën gjithçka mirë me italianët e Napolit por njëkohësisht ka qenë gjithnjë objekt i merkatos duke qenë në fokusin e shumë prej ekipeve të njohura të kontinentit.

© shkodrasport.com