Pas pesë ndeshjesh me fitore, SC Viener Nojsshtadt nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola me Kapfenbergun në javën e gjashtë të Ligës së Parë austriake.Hamdi Salihi krijoi dy raste të mira, por pa mundur të regjistroi emrin e tij në listën e golashënuesve.

Spikat rasti i minutës së 81-të kur sulmuesi shkodran gjuajti me kokë por me shpine nga porta jashtë kuadratit. Gjithsesi Salihi eshte me 4 gola serish golashenuesi me i mire i kampionatit pas gjashte ndeshjesh te luajtura dhe me siguri qe do te tentoje ta ruaje deri ne fund kete pozicion.

© shkodrasport.com