Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLShqipëria fiton kundër Olimpja Lubjanës, titullar në fushë edhe shkodrani Shimaj

Shqipëria fiton kundër Olimpja Lubjanës, titullar në fushë edhe shkodrani Shimaj

Shqipëria U-19 e drejtuar nga trajneri Nevil Dede, pas 2 humbjesh, ka siguruar fitoren e parë në turneun miqësor që është duke u zhvilluar në Zagreb të Kroacisë, teksa ka mposhtur me rezultatin 2-1 Olimpja Lubjanën.

Ndeshja ka qenë në dominimin kuqezinjve, që kanë zhvilluar një lojë sulmuese duke kërkuar vazhdimisht portën kundërshtare. Golat për Shqipërinë janë shënuar nga Muçi në minutën e 55-të me penallti dhe Ibrahimi ka shënuar në minutën e 66-të golin e dytë.

Ne kete ndeshje ka luajtur si titullar edhe futbollisti shkodran Egzon Shimaj i cili luan tashme per Besen, qe ka bere nje paraqitje te mire duke kontribuar ne fitoren e ekipit.

Ky turne mbyllet nesër me ndeshjen për vendin e 5-të ku Shqipëria do të përballe me Kroacinë U-19 në orën 09:45.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments