Vllaznia në sezonin tjetër do të luajë në Kategorinë e Parë, duke shkuar një nivel më poshtë pas më shumë se 50 vitesh.

Megjithatë në stadiumin “Loro Boriçi” kthehet një ish-lojtar. Bëhet fjalë për mesfushorin Edon Hasani, i cili në një foto të postuar në rrjetet sociale shihet duke bërë stërvitje në “shtëpinë” e shkodranëve.

Megjithatë kjo është thjeshtë një stërvitje e rastësishme dhe nuk ka asnjë lidhjë me një riikthim të mundshëm te kuqevlutë, pasi lojtari aktivizohet te skuadra e Sepahan-it dhe ka një kontratë deri në verën e vitit 2019-të./newsport/