Thuajse në gjithë mediat europiane u pasqyrua lajmi se Interi mori një “diamant” në Irlandë, duke iu referuar futbollistit Kevin Zefit.

Sulmuesi 17-vjeçar me origjine nga Shkodra ishte pjesë e Shamrock, ndërsa me mënyrën sesi luante në fushë kishte vëmendjen e skuadrave më të njohura.

Aktualisht ky lojtar është pjesë e moshave më të vogla të Interit. Ndërkohë në mediat irlandeze është pasqyruar së fundmi lajmi se Shqipëria e ka tentuar prej kohësh marrjen e Kevin Zefit te kuqezinjtë, por vetë lojtari ka refuzuar dhe po i qëndron besnik Irlandës.

Në rrjetet sociale nuk mungon edhe krenaria e irlandezëve për këtë zgjedhje të Zefit. Megjithate ne te ardhmen nuk perjashtohet mundesia qe ai te ndryshoje mendje, por per momentin duket se ndjehet mire tek kombetarja e vendit ku ka lindur dhe eshte rritur.