Kombëtarja shqiptare U17 e ka nisur me humbje fushatën kualifikuese të Europianit në fazën “Elite Round”, duke u mundur nga Franca me rezultatin 4-0 në “Air Albania”. Dominimi i “gjelave” ishte i dukshëm në fushë, duke gjetur dy herë rrjetën në pjesën e parë me Meupijo dhe Isufu.
Më pas menaxhimi i lojës nga ana e tyre ishte e mirë, duke mos i lënë hapësira kuqezinjve të Bulkut, teksa në pjesën e dytë shënuan dhe golin e tretë me në të një penalltie nga ana e Buneb, ndërsa Lamburde shënoi dhe të katërtin në minutën e 85’.
Ajo qe te ben pershtypje eshte se nga dy futbollistet e Vllaznise Egert Selmani dhe Gerald Kubazi qe jane grumbulluar me kombetaren per keto ndeshje, ne ndeshjen e sotme vetem Selmani ka luajtur ndersa tjetri jo vetem qe nuk ka luajtur, por nuk ka qene as ne stol, ndonese te rregjistruar ka patur 8 futbolliste dhe ka patur vend bosh ne te.
Gazeta “Shkodra Sport” eshte interesuar prane drejtuesve te Akademise Vllaznia per te mesuar nese Kubazi ka patur ndonje problem demtimi qe nuk kane luajtur, por pergjigja e tyre ka qene e tille se sulmuesi ka qene te gatshem por kjo ka qene zgjedhja e stafit teknik!!!
Ndeshja e radhës për Kombëtaren U17 do të jetë përballë Zvicrës më 25 mars, po në “Air Albania”
FRANCË U17 4-0 SHQIPËRI U17
Meupijo 26′, Isufu 29′, Buneb (P) 68′, Lamburde 85′