Massimo Moratti ka analizuar krizën e ekipit nga Milano. Ish presidenti i Interit, Massimo Moratti ka analizuar krizën e ekipit nga Milano.

“Nerazzurrët” janë pa fitore në Serie A në dy muajt e fundit. Dhe, Moratti beson se ekziston një person që duhet të angazhohet për ta nxjerrë ekipin nga kriza.

“Tani i takon Spallettit që ta nxjerrë ekipin nga kjo situatë. Në fillim të sezonit ishim të mbushur me shpresë”, u shpreh Moratti për të përditshmen sportive italiane “Corriere dello Sport”, përcjell “lajmi.net”.

“Duhet të fillohet me të rinjtë si Rafinha dhe Karamoh që janë përplot me dëshirë për t’u dëshmuar”, theksoi ai.