Vllaznia U21 po ben mire ne kete kampionat dhe ajo ka marre nje fitore te thelle 6-0 ndaj “Football Republic”. Futbollistet shkodrane jo vetem kane shenuar shume, por edhe kane mbrojtur te paprekur porten e tyre. Nje merite per kete padyshim qe ka edhe portieri Entoni Shkoza.

Dymetroshi konsiderohet nje portier me shume te ardhme dhe mund te garantoje shume per te ardhmen e ekipit te pare te Vllaznise. Kjo ne fakt eshte edhe endrra e tij dhe kete gje ai e thote edhe ne nje interviste te dhene per gazetaren Fabiola Caka, pikerisht per “Shkodra Sport” teksa eshte shprehur:


– Entoni, sot Vllaznia U21 e mbylli ndeshjen me fitoren e thellë 6:0. Sa të kënaqur jeni me këtë rezultat?

-Jemi shumë të kënaqur me rezultatin e sotëm pasi kishim përparësi duke qenë se luajtëm në fushën tonë dhe nuk kishim sesi t’i zhgënjenim tifozët. Golat janë çelësi i fitores dhe me këtë rezultat treguam edhe një herë vlerat e këtij ekipi.

– Për sa i përket paraqitjes personale, ju vetë mendoni se keni dhënë maksimumin?

Personalisht mendoj se kam dhënë maksimumin duke menaxhuar mirë lojën dhe duke mbajtur portën time të paprekur.
Këtë e tregon mjaft mirë edhe rezultati.

– Çfarë është Vllaznia për ju?

-Duke qenë se jam pjesë e Vllaznisë që në moshën 14-vjeçare e them me plot gojën se Vllaznia është kthyer në familjen time të dytë.

– Momentalisht Vllaznia mban vendin e tretë në renditje.A ishte ky objektivi juaj për këtë sezon?

-Vendi i tretë në renditje nuk është vendi i duhur për ekipin e Vllaznisë.Objektivi kryesor i ekipit tonë është të udhëheqim kampionatin dhe të arrijmë të marrim titullin kampion.

– Cili është momenti kyç që do të veçonit nga karriera juaj deri më tani?

Ka pasur disa momente kyçe në karrierën time por do veçoj atë më me rëndësi, debutimin tim tek ekipi i parë.

– Në cilin ekip do dëshironit të tranferoheshit në të ardhmen?

-Për momentin jam i fokusuar vetëm tek ekipi i Vllaznisë dhe nuk e kam menduar transferimin në ekipe të tjera.Synimi im është të punoj fort në menyrë që të arrij rezultate sa më të larta tek ky klub.
Intervistoi: Fabiola CAKA