Pas pushimit të ndeshjeve të kombëtareve, trajneri i Milanit, Stefano Pioli mund të buzëqeshë, teksa për Milanin vijnë lajme të mira.

Gjykatësi Sportiv ditën e sotme ka zbuluar vendimet për sa i përket futbollit italian. Është pranuar kërkesa e Milanit, për heqjen e skualifikimit me dy ndeshje te Ante Rebiç, i cili në ndeshjen ndaj Napolit u ndëshkua me karton të kuq për fyerje ndaj arbitrit të ndeshjes.

Për këtë, kroati është dënuar me dy ndeshje pezullim, teksa deri tani ka shlyer vetëm një atë ndaj Fiorentinës. Për këtë Milani ka apeluar dhe ka kërkuar heqjen e dënimit për lojtarin, e cila është pranuar, por kuqezinjtë kanë paguar një gjobë prej 15 mijë eurosh për këtë.

Në këtë situatë, Rebiç është gati për ndeshjen e së dielës, ku Milani do të luajë ndaj Sampdorias në shtëpi.