Tjeter humbje per Aden dhe tashme renia eshte thuajse e zyrtarizuar per velipojaket. Pasditen e sotme ajo eshte mundur me rezultatin e thelle 1-6 ne Shenkoll ndaj skuadres vendase dhe kur kane mbetur edhe kater jave deri ne fund, Ada ka krejt pak shanse per te qendruar ne kategori.

Vendasit kane shenuar te paret dy gola me ane te Lleshit dhe Tushajt nderkohe qe ne minuten e 40-te ka shenuar Ada me ane te futbollistit Ervis Curri duke krijuar idene se ndeshja mund te rihapej por jo. Pjesa e pare do te mbyllej ne shifrat 2-1 ne favor te Shenkollit.

Ky i fundit do te dominonte teresisht ne fushen e lojes ne pjesen e dyte teksa do te shenonte edhe kater gola te tjere. Dy prej tyre do te shenoheshin serish nga Lleshi, ndersa te tjeret kane per autore futbollistet Tushaj e Gjoka.

Perfundimisht 6-1 per Shenkollin. Ada edhe pas javes se 17-te te kampionatit mbetet ne kuoten e 2 pikeve dhe eshte e pozicionuar ne vendin e fundit teksa eshte thuajse e sigurte ne kategorine e trete. Matematika e mban ende ne loje, megjithate shanset duken thuajse zero per te shpetuar./SHKODRA-SPORT.COM/