Trajneri i Kombëtares U17, i cili e mbyll me fitore qëndrimin e tij në krye të kësaj përfaqësueseje, ka komentuar rreth bilanceve për ekipet e moshave, pasi momentalisht mban edhe rolin e drejtorit të Ekipeve Kombëtare. ar rreth bilanceve për ekipet e moshave, pasi momentalisht mban edhe rolin e drejtorit të Ekipeve Kombëtare.

BILANCI I TURNEUT

“Më vjen keq, sepse me Norvegjinë kemi luajtur shumë mirë dhe e kemi merituar të paktën një pikë. Kemi bërë edhe gabime kardinalE në mbrojtje, ndaj jemi edhe jashtë raundit elitë. Por, e rëndësishme është që ta mbarojmë turneun me fitore, që edhe djemtë të kenë një motiv më shumë edhe për të ardhur në sfidat e ardhshme”.

REZULTATET E MOSHAVE

“Është e vërtetë për rezultatet e dobëta të moshave, por mund të them që U-17 ka fituar turneun në San Marino. Keni të drejtë, sepse ky vit nuk ka qenë me fat për ne dhe duhet ta analizojmë për të gjetur ‘pse-në’. Ne kemi planin që vitin e ardhshëm të ndryshojmë shumë gjëra dhe besoj se Shqipëria ka potencial dhe meriton të jetë në mes të Europës”.

IKJA E TALENTEVE

“Sulmuesi Bullari është një talent i madh dhe ka luajtur me Kombëtaren U-17 duke pasur lojtarë një vit më të mëdhenj se vetja. Unë u kam dhënë gjithnjë mundësinë lojtarëve më të rinj dhe Shqipëria nuk ka rrugëzgjidhje tjetër, duhet të shtyjmë para talentet. Kam folur me Bogdanin dhe me Bullarin, por në atë moment Bogdani ka pasur tre sulmues dhe ngaqë është më i ri nuk e ka marrë.

Për mua është më i rëndësishëm Bullari (në krahasim me Ndoin), kam folur me të dhe më ka premtuar që nuk do ta lërë Kombëtaren shqiptare. Çfarë mund të bëjmë? Kemi pasur Mollën, portierin tonë të talentuar dhe në momentin e fundit ai zgjodhi Italinë.

Shumë prindër dhe menaxherë po përdorin Kombëtaren shqiptare për marketing, por duhet ta ndërrojmë këtë fakt. Do të gjejmë edhe për këtë gjë një zgjidhje”, ka deklaruar trajneri i Kombëtares U-17 në ndeshjen e fundit që do të jetë në vijim drejtori i Ekipeve Kombëtare.