Të shumtë janë lojtarët me origjinë shqiptare, që aktivizohen në ligën e dytë zvicerane. Ditën e sotme 3 prej tyre kanë gjetur rrugën e rrjetës, duke u shndërruar në protagonista me skuadrat e tyre.

Bëhet fjalë për Valon Fazliun, Valon Hamdiun dhe Liridon Balajn. Fazliu, i cili aktivizohet me skuadrën Uil, shënoi dopietë në fitoren 3-1 kundër Uinterthur.

24-vjeçari është golashënuesi më i mirë i skuadrës së tij dhe është ngjitur në kuotën e 9 golave në divizionin e dytë të futbollit helvet, ndërkohë që golin e vetëm për miqtë e shënoi Valon Hamdiu.

Festë edhe për Liridon Balajn e Araut. Mesfushori 20-vjeçar, i cili është pjesë e Kosovës U-19, gjeti golin në fitoren 1-3 që skuadra e tij arriti ndaj Kiasos.