Xherdan Shaqiri së bashku me lojtarët e tjerë të Liverpoolit, mbrëmjen e kaluar festuan titullin e parë në histori të Premier Ligës.

Liverpool u shpall edhe matematikisht kampion pas humbjes që vendi i dytë, Manchester City e pësoi nga Chelsea.

Të gjithë lojtarët u mblodhën të festojnë titullin e parë për “The Reds” në 30 vitet e fundit. Temperaturat ishin të nxehta në Liverpool dhe mesfushori nga Zhegrova e Gjilanit kishte veshur një palë shortse në të cilat dalloheshin pulpat enorm të tij.

Në një fotografi të postuar nga Joe Gomez dhe Virgil Van Dijk, Shaqiri shihet në prapavijë i ulur mbi një tavolinë me pulpat që duken sikur do të shpërthejnë.

Kujtojmë se Xherdan Shaqiri nuk është paraqitur për Liverpoolin që nga muaji janar për shkak të një lëndimi muskulor.
Ylli zviceran gjithmonë është njohur për fizikun e “çmendur” në të gjitha klubet në të cilat ka luajtur.