...
HomeBOKSShtatë boksierë të ekipit Kombëtar të Boksit në Kampionatin Europian

Shtatë boksierë të ekipit Kombëtar të Boksit në Kampionatin Europian

Shtatë boksierë të ekipit Kombëtar të Boksit për kategorinë e moshës U-18 do të konkurojnë në Kampionatin Europian të kësaj grupmoshe, ndeshjet e të cilit janë planifikuar të zhvillohen në Budva të Malit të Zi.

Trajnerët e përfaqësueses, Lazarin Vila dhe Enton Kikrri kanë përzgjedhur të jenë e formacionit Kristjan Koqo, Orgito Llaha, Ergys Toci, Besjor Gjetaj, Santiago Selimaj, Arlind Cera, Arbi Haxhiu.

Kombëtarja e jonë kuqezi e boksit shqiptar ka mbërritur mbrëmjen e së enjtes në qytetin malazes Budva, ndërkohë që neser pritet që ekipet pjesëmarrëse të njihen me shortin e këtij europiani.

Pjesë e Kampionatit Europian të boksit U-18 që starton me datë 13 është edhe kombëtarja e Kosovës me trajner Shefki Bogujevci që do të boksojë me tre boksierë,
Luar Aliu, Qlirim Berisha, Remzo Mustafiç.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.