Shtatë boksierë të ekipit Kombëtar të Boksit për kategorinë e moshës U-18 do të konkurojnë në Kampionatin Europian të kësaj grupmoshe, ndeshjet e të cilit janë planifikuar të zhvillohen në Budva të Malit të Zi.

Trajnerët e përfaqësueses, Lazarin Vila dhe Enton Kikrri kanë përzgjedhur të jenë e formacionit Kristjan Koqo, Orgito Llaha, Ergys Toci, Besjor Gjetaj, Santiago Selimaj, Arlind Cera, Arbi Haxhiu.

Kombëtarja e jonë kuqezi e boksit shqiptar ka mbërritur mbrëmjen e së enjtes në qytetin malazes Budva, ndërkohë që neser pritet që ekipet pjesëmarrëse të njihen me shortin e këtij europiani.

Pjesë e Kampionatit Europian të boksit U-18 që starton me datë 13 është edhe kombëtarja e Kosovës me trajner Shefki Bogujevci që do të boksojë me tre boksierë,
Luar Aliu, Qlirim Berisha, Remzo Mustafiç.