Drejtuesit e rinj te ekipit te volejbollit te femrave te Vllaznise, Besnik Lisha dhe Artan Kalaja, kane disa dite qe kane nisur nga puna. Ky i fundit, rikthehet serish tek ky sport pas 3 vjetesh e gjysem shkeputje dhe ne nje prononcim per “Shkodra Sport” ka shpjeguar dhe arsyet qe e bene ate te rikthehet serish tek sporti i tij i preferuar.

“Në volejboll jam sërish, nuk ka rëndësi nëse janë femrat apo meshkujt. Me thanë të drejtën tek meshkujt kam qenë më shumë i profilizuar por kjo nuk do të thotë se nuk mund të punoj edhe me femrat. Ajo që më bëri të rikthehem ishte biseda me profesor Besnik Lishën. Ai kishte ide të qarta se si do të zhvillohej ky sport dhe në fakt, idetë e tij u përputhën me ato ide që kisha edhe unë.

Mund të thotë dikush që erdhët ju të dy dhe po na dilni kampion. Shumë mirë do të ishte nëse do të ndodhte kjo, por ajo që kemi nisur ne, është një projekt shumëvjeçar. Nuk kemi menduar sot për sot. Duke parë edhe kontigjentin e vajzave që kemi në dispozicion, kur pjesë e ekipit janë edhe vajza 13 vjeçe, 14 vjeçe, 15, 16 apo dhe 17 vjeçe. Kjo do të thotë se ne jemi duke drejtuar një ekip perspektive dhe mos mendoni se sukseset do të vijnë me “urdhër peshku”, menjëherë sa e morëm ne ekipin.

Ne garantojmë se do të bëjmë maksimumin tonë, mendojmë se do të bëjmë diçka të bukur. Lisha vjen edhe me një eksperiencë që ka marrë në Amerikë dhe duke i bashkuar idetë tona, synojmë të bëjmë sportiste të mira dhe duke bërë sportiste të mira, do të vijnë edhe sukseset.

Vllaznia do të futet në fushë në të gjitha ndeshjet për t’i fituar ato, por e para është që ndeshjet t’i bëjmë sa më të bukura dhe ekipi të ketë një bazament sa më të mirë”.

Ndërkohë i pyetur nëse ky projekt, mund të ketë vështirësi në aplikimin e tij në Shqipëri, Kalaja përgjigjet: “Besnik Lisha vërtetë vjen nga Amerika por e njeh mjaft mirë ekipin dhe volejbollin shqiptar sepse iu bënë kohë që është këtu.Projekti që kemi filluar ne, nuk është se nis nis nga zeroja. Paraardhësit tonë e kanë filluar atë, ne po e çojmë përpara, ndoshta në një mënyrë tjetër.

Por kuptohet që nuk do të jetë e lehtë. Vetë ftohtësia e ambjentit në pallatin e sportit, tregon se gjërat nuk janë aty ku duhet, ndonëse kemi pastërtinë, rregullin dhe mbështetjen e të gjithëve. Fakti që duhet të stërvitemi në të ftohtë tregon se infrastruktura e pallatit nuk është aty ku duhet të jetë. Por ne nuk po rrimë me u anku dhe me këto kushte që kemi, po mundohemi të bëjmë më të mirën”.

© shkodrasport.com