Vangjel Zguro ka reaguar pas largimit të Migen Memellit nga drejtimi i skuadrës së Skënderbeut. Kapiteni i korçarëve falënderon trajnerin e tij duke thënë fjalët më të mira për të.

Aventurën e tij te Skënderbeu e cilëson me “dallgë”, ndërsa shpreh kënaqësinë e të punuarit me të përgjatë gjithë kësaj periudhe. Përmes një postimi në rrjetet sociale, mbrojtësi i majtë i bardhekuqve shkruante:

“Faleminderit për çdo gjë profesor. Respekte për ty! Të uroj suksese në vazhdim sepse e meriton. Ti je një person i veçantë, djalë me karakter dhe i drejtë.

Bashkë kaluam shumë dallgë. Jam krenar që kam punuar me ty profesor. Faleminderit për çdo gjë. Respekte nga Vangjel Zguro”./newsport/