Sipas një raporti të RMC Sport që detajon incidentin, Leonardo dhe Al-Kalaifi vrapuan drejt e te gjyqtarët, duke bërtitur dhe duke kryer sulme verbale ndaj tyre.

Gjyqtarët nga ana e tyre kërkuan që dy administratorët e Parisit të largoheshin nga zona, por ata vetë e mbajtën hapur me duar derën e dhomës së zhveshjes. Punonjësit e sigurimit ishin në vendngjarje, por zemërimi i Al-Kalaifi ishte i tillë.

Një tifoz i lidhur me Real Madridin po regjistronte skenën me celularin e tij dhe kur u vu re nga Al-Kalaifi, ky i fundit i kërkoi të ndalonte menjëherë. Megjithatë kërkesa e tij nuk u pranua, me pasojë i forti nga Parisi i hodhi celularin nga duart dhe e kërcënoi.

Në fakt personat e sigurimit të Kelaifit kanë kërkuar që të fshihet video, por nuk dihet nëse kjo ka ndodhur.