HomeKRYESOREShtatë superklubet që janë interesuar për Elseid Hysajn

Shtatë superklubet që janë interesuar për Elseid Hysajn

Elseid Hysaj është vënë edhe njëherë në qendër të merkatos, pas një lajmi që ka qarkulluar ditët e fundit në lidhje me një interesim në drejtim të tij nga skuadra e Juventusit.

Edhe pse do të jetë shumë e vështir që Napoli ta shesë futbollistin brenda Italisë, por në rast se një skuadër do të jetë e gatshme të paguajë plot 40 milion euro në arkat e klubit, atëherë gjërat edhe mund të ndryshojnë.

Menaxheri i Hysajt është shprehur se një ofertë e Juventusit është refuzuar në të kaluarën, por ka lënë të hapur një mundësi për në merkaton e verës.

Por, përveç Juventusit për Elseid Hysajn në dy vitet e fundit ka pasur sinjale edhe nga skuadra të mëdha Europiane që e kanë ndjekur herë pas here aktivizimin e tij te Napoli.

Barcelona, Real Madrid, Atletico Madrid, Chelsea, Manchester United dhe Liverpool janë përfolur si alternativa të mundshme për transferimin e futbollistit të Kombëtares Shqiptare. /EDS/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments