Skuadra e Vllaznisë i është rikthyer sot stërvitjes ku po përgatiten ndeshjen e rradhës në kampionat. Të shtunën ata presin Kastriotin e vendit të fundit në Shkodër. Kuqeblutë vijnë pas një barazimi zhgënjyes në Rrogozhinë përballë Egnatias, e cila i zbriti nga vendi i dytë.

Trajneri Josa ka marrë një lajm të mirë stërvitjen e sotme pasi me grupin është kthyer të stërvitet edhe mbrojtësi Juriç. Ndërkohë po shihet me kujdes nga stafi mjeskësor edhe situata e lojtarëve Hakaj dhe Smajli që munguan në transfertën e Rrogozhinës. Pritet që të tre lojtarët të jenë të gatshëm të shtunën me Kastriotin.

Nje gje e tille behet e ditur permes faqes zyrtare te klubit shkodran ku shkruhet: “Vllaznia i është rikthyer sërish stërvitjes ditën e sotme teksa ka nisur përgatitjet për ndeshjen e rradhës, atë që do të zhvillohet ditën e shtunë në Shkodër ndaj Kastriotit.

Stafi teknik ka marrë një lajm të mirë sepse edhe mbrojtësi Juriç ka nisur stërvitjen me ekipin por ndërkohë po shihet me kujdes edhe situata rreth futbollistëve Hakaj e Smajli që munguan në takimin e fundit”./SHKODRA-SPORT.COM/