Ecuria pozitive e rezultateve të ekipit Vllaznia B i cili ka fituar edhe sot, në ndeshjen e rradhës, atë të vlefshme për javën e 21-të të kampionatit të kategorisë së dytë. Përballë saj ka qenë ekipi i Adës dhe në fund të takimit është fiksuar rezultati 3-1.

Në pamje të parë konsiderohej një ndeshje e lehtë por nuk ka ndodhur kështu. Kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Ervis Kraja kanë shënuar shumë shpejt.Që në minutën e 7-të Djepaxhia ka kaluar në avantazh ekipin e tij por ai do të zgjaste vetëm 4 minuta. Kjo ngaqë Dibra do të barazonte për velipojakët. Pjesa e parë do të mbyll në barazim 1-1. Në të dytën ka shumë raste shënimi për ekipin tonë megjithatë goli i dytë do të vinte vetëm në minutën e 85-të dhe ka për autor Hajdarin. Ndërkohë në minutën e fundit të ndeshjes, Hallunaj do të shënonte edhe golin e tretë dhe të fundit. Kuqeblutë me këtë trepikësh janë ngjitur në kuotën e 43 pikëve duke qenë tashmë të shkëputur plot 7 pikë nga Vora e vendit të tretë e cila sot ka humbur. Me një diferencë të tillë, duket se Vllaznia B është shumë pranë arritjes së objektivit të zënies së vendit të dytë që e çon atë në play-off.

© shkodrasport.com