Besëlidhja ende nuk e ka mbyllur merkaton. Lezhjanët gjatë janarit janë përforcuar në sulm, teksa kanë konfirmuar afrimet e Kosta Bajic, Bekim Erkocevic dhe Saimir Hasanit. Tashmë presidenti Gjok Noka po punon për t’i vënë në dispozicion stafit teknik edhe një lojtar për mbrojtjen. Ndërkohë është zbuluar edhe emri i lojtarit të kontaktuar.

Bëhet fjalë për Arsen Sykajn, shkodranin që e ka mbrojtur edhe më parë fanellën e Besëlidhjes. Qendërmbrojtësi me eksperiencë ende nuk ka kthyer një përgjigje, ndërkohë që nuk i kanë munguar ofertat edhe nga Kosova. Besëlidhja është një opsion i mirë për të, kjo edhe prej largësisë gjeografike midis Shkodrës dhe Lezhës.

Për trajnerin Gledis Lani, afrimi i mbrojtësit në ekipin e tij është i mirëpritur, pasi do ta përforconte mbrojtjen ndjeshëm. /EDS/