Ardit Krymi dhe Fjoart Jonuzi nuk do jenë për Vllazninë në duelin e radhës me Kastriotin në transfertë. Dy mesfushorët kanë plotësuar numrin katër të kartonave të verdhë, duke munguar në duelin e radhës. Vllaznia luan në transfertën e Kamzës me Kastriotin, të diel në 13:00.

Perpos tyre do te mungoje siç dihet per arsye demtimi d te mungoje serish edhe brazilini Victor Da Silva, duke e çuar ne tre numrin e lojtareve qe nuk do te jene te gatshem per ndeshjen e se dieles.

Por nderkohë në Shkodër janë kujdesur që t’i hedhin vetë “benzinë zjarrit”, me klubin që ka gjobitur lojtarët dhe trajnerin në rast se kjo situatë “jo” do vijojë.

Në kushtet kur nëntë ndeshjet e fundit skuadra ka humbur ekuilibrat dhe kalendari është I ngjeshur, Vllaznia rrezikon seriozisht edhe Europën, duke parë ngjeshjen e skuadrave në klasifikim. Megjithate ka shume besim se mund t’ia dalin te rikthehen aty ku ishin serish e per kete arsye, duhet fituar te dielen ndaj Kastriotit.