Vllaznia u ndal këtë javë në shtëpi duke u mundur nga Lacci me rezultatin 1-2. Shkodranët tashmë janë 6 pikë larg ndjekësve dhe tashmë kampionati është rihapur.

Pas disa ndeshjeve të vështira, Vllaznia do të ketë disa ndeshje të lehta në letër. Takimi I radhës do të jetë ndaj Apolonisë dhe shkodranët kërkojnë me ccdo kusht 3 pikët për të mos lëshuar më shumë terren.

Për këtë sfidë, trajner Brdaricc me shumë mundësi do të ketë një mungesë të rëndësishme. Herald Marku u largua nga fusha ndaj Laccit I dëmtuar dhe për këtë arsye prezenca e tij ndaj fierakëve është në dyshim.

Marku është një lojtar I rëndësishëm për skemat e Brdaricc dhe mungesa e tij u ndje jo pak ndaj Laccit.

Për këtë ndeshje për Vllazninë mund të rikthehet Krymi, nëse klubi paguan gjysmën e dënimit pasi lojtari u dënua nga disiplina me dy ndeshje pezullim./newsport/