Prej ditesh eshte kthyer ne nje telenovele, por sot pritet te marre zgjidhje. E kemi fjalen per federimin e futbollistit Esat Mala me Vllaznine. Procedurat e transferimit te kartonit te tij nga Partizani ku ka qene i huazuar sezonin e kaluar, tek Giresunspor e me pas te Vllaznia, ka hasur ne nje problem sistemi dhe mosmarreveshjesh por ne fund duket se gjithçka eshte zgjidhur.

Burime prane klubit shkodran bejne te ditur se çeshtja eshte drejt zgjidhjes perfundimtare dhe diten e sotme ai mund te federohet ne Federaten Shqiptare te Futbollit si futbollist i Vllaznise.

Ne fakt klubi turk nuk ka patur asnje ankese apo shfaqur ndonje problematike per transferimin e ketij lojtari, por thjessht kane qene çeshtje procedurash, megjithate tashme gjithçka eshte qartesuar dhe Mala do te rregjistrohet me Vllaznine.

Tashme mbetet per t’u pare nese trajneri Josa do ta kete te gatshem per ndeshjen e se dieles ndaj Kukesit ngaqe per ndeshjen e kaluar ndaj Erzenit u pat shprehur se lojtari nuk ishte ende gati nga ana fizike.

Ne kampin shkodran te gjithe besojne ne aftesite e ketij lojtari dhe prandaj ai pritet te jete i rendesishem per planet e stafit teknik dhe mbase qe te dielen do te arrije te shfaqe vlerat e tij me te mira ne fushen e lojes./SHKODRA-SPORT.COM/
\