Luiza Gega e bëri deri në fund xhiron me kadillak me cmimin e naftës 237 lekë / litër. Luiza i dha edhe dorën e lodhur e të sfilitur, tja puthte, atij që shterroi ëndrrën e shpresën e çdo të riu që do të jetojë në Shqipëri.

Me gjithë krenarinë që përjetuam nga valëvitja e flamurit Shqiptar në arenën ndërkombëtare, me gjithe avokatin e pakërkuar të facebookistave,, Luiza nuk u ankua për mungesën e insfrastrukturës sportive, nuk u ankua për mungesën e mbështetjes financiare.

Perkundrazi ishte e humbur në përdorimin qw i bwri Shteti jonw, por edhe e lumtur, që përmes artificave të një shteti që nuk funksionon, arrin të marrë një pagë si punonjëse e forcave të armatosura, do merrte edhe një shpërblim prej 100 milion lekësh, si dhe do jetonte për sportin dhe me sportin vitet në vazhdim sikur i gjithw injorimi i shtetit pwr tw por edhe pwr pwrditshmwrisw tonw tw mos kishte ndodhur kurrë.

Asnjë fjalë nuk tha në konferencë për nevojat e sportistëve dhe për mungesën e mbeshtetjes nga shteti në vite. Asnje fjalë nuk u tha për të gjithë sportistët e tjerë të harruar e të lënë në cepat e historisë tonë.

Dhe ne avokatët vazhdojmë të mbrojmë atë qe nuk do të mbrohet, mbrojme hipokrizinë personale të secilit prej nesh, duke mos kuptuar rrethin vicioz që përfshin secilin nga Shqiptarët, kur bëhet fjalë për të mbushur barkun personal.

Me gjithe respektin për sakrificën personale të kampiones, kemi nevoje edhe për “qëndrime” kampionësh e intelektualësh që identitetin dhe dinjitetin e mbrojnë deri në fund, pavarsisht ftesës për ceremoni, bufe dhe tituj nderi nga një Shtet që nuk nderon askënd, por vetëm përdor të gjithë!