Dinamo zgjedh kapitenin e ri.Sabien Lilaj do të mbajë shiritin për sezonin e ri te kryeqytetasit. Korçari është një nga lojtarët me më shumë eksperiencë dhe më fitues në organikën e klubit blu ( ndaj dhe trajneri Nevil Dede ka vendosur t’ia besojë atij këtë rol të rëndësishëm.

Në fillim e duk se do të ishte Eni Imami kapiten, pasi ai ishte zëvendëskapiten sezonin e kaluar, por stafi teknik e ka bërë zgjedhjen. Një përgjegjësi më shumë për mesfushorin, i cili u bashkua me dinamovitët gjatë merkatos së janarit.

Ai vjet mori 1074 minuta nga 20 ndeshje në total, madje provoi edhe të shënonte gol (atë në barazimin 1-1 me Skënderbeun). Kuptohet qe pritshmerite per kete lojtar jane te medha nisur edhe nga vlerat e tij qe te gjithe ia njohim.

Drejtuesit dinamovite jane te vendosur per ta rikthyer skuadren ne Superlige qe kete sezon dhe prandaj kane vendosur te mbajne disa prej lojtareve me te rendesishem te saj, perfshi ketu edhe Lilajn te cilin tashme e kane graduar edhe kapiten.