Vllaznia është një nga klubet e Supeligës shqiptare që menaxhohet 100% nga Bashkia Shkodër. Prej muajsh drejtuesit e Bashkisë kanë nxjerr në shitje aksionet e klubit për çdo investitorë që dëshiron t’i blejë.

Siç raporton “RTSH Sport”, presidenti i basketbollit në Shkodër, Alban Xhaferi po mendon të marrë nën menaxhimin edhe klubin e futbollit. Ai ka bërë një punë të shkëlqyer me skuadrën shkodrane në basketboll që tashmë garon për titull kampion.

Vllaznia prej kohësh ka vuajtur mungesën e një presidenti e të gjithë shpresojnë që klubi të privatizohet sa më shpejt e të luftojë për titullin kampion.

Problem mbeten borxhet e shumta, ndërsa së fundmi po qarkullojnë zëra edhe pse jo zyrtarisht se Alban Xhaferi mund të marrë në drejtimin ekipin e futbollit duke marrë edhe përqindje të aksioneve të klubit. Në ditët në vazhdim mund të ketë një takim mes tij dhe Kryetares së Bashkisë, Voltana Ademi për të disktuar rreth marrjes së klubit të futbollit.