Armando Vajushi po mundohet që të ringjallë karrierën e tij futbollistike, të penalizuar nga dëmtimet e shumta që e kanë shqetësuar gjatë gjithë karrierës së tij duke çuar dëm potencialin e jashtëzakonshëm të shkodranit.

Pas eksperiencës “riaftësuese” te Teuata në Superiore, lojtari ka firnosur në Rumani me Petrolul Ploieshtin, ku shpreson që të bëjë përsëri emër dhe të kthehet në nivele më të larta.

Por mendja e tij është në Itali, aty ku ka luajtur disa vite në skuadra të ndryshme, mes të cilave për Avelinon. Sipas tij, ajo do të ishte skuadra tek e cila do të kthehej me vrap për të luajtur përsëri.

“Avelino ishte eksperienca ime më e bukur në Itali. Jam ndjerë si në shtëpi, një experience e shkurtër por shumë e bukur. I kujtoj me shumë kënaqësi ato pak muaj atje, tifozët janë arma e vërtetë e asaj skuadre”, tha Vajushi për muajt në sezonin 2017-2018 që kaloi te kjo skuadër.

“Tifozët i kujtoj në ndeshjen e fundit të kampiontit ndaj Ternanës. Ishin të jashëtzakonshëm. Në karrierën time, nuk kam parë asnjëherë tifozë si të Avelinos. Të kthehem? Ku ma gjen, do të ishte një ëndërr.

Nëse do të më thërrisnin do të kthehesha me vrap. Më kujtohet goli me Barin, për fat të keq humbëm atë ndeshje dhe shkarkuan Novelinon, por me Foskarinin në stol ia dolëm të mbijetonim”, tha Vajushi për eksperiencën e tij. /vipsport/