Nè futboll janè tè pranueshme rastet kur futbollistèt sfidojne ish-ekipet e tyre dhe kanè ngarkesa psikologjike. Kèshtu ndodhedhe me shkodranin e Egnatias, Ndriçim Shtubina, i cili shprehet se Vilaznia i dha gjithçka, por qè kèrkon ta mundè.

Dje Shtubina mbushi 35-vjeç dhe nè ketè datelindje jubilare pret qè ekipi t’i bèjè si dhuratè njè triumf nè ndeshjen e sotme.

“Eshtè normale qè tè kem emocione kur pèrballé do tè kem fanellen qe me rriti e me beri ky qè jam. Tè shikoj nè tribunè tifozet shkodranè qè deri dje me mbèshtetèn dhe brohoritèn pèr mua. Te gjithè e kemi nje vendlindje dhe ajo mbetet unike dhe e shenjte”, ka thène fillimisht Shtubina nè bisedèn pèr “Panorama Sport”.

Pèrtej emocioneve, si njè profesionist i vertetè dhe njohès i mirè i kuqebluve, ai ka dhe njè apel pèr shokèt e skuadrès tek Egnatia.

“Vilaznia ka mungesa, por do tè ishte nje autogol i rendè pèr ne nèse i marrim ne konsiderate. Shkodra ka aq shumè talente sa kurrè VIlaznia nuk ka mungesa. Pérkundrazi, mè shumè i druhem gjakut tè ri shkodran, qè e duan fanellèn kuqeblu dhe sakrifikojne shume pèr te.

Egnatia èshtè pèrgatitur pèr tè dhènè maksimumin e saj dhe mungesat e VIlaznise mund te ishin thjesht njè kurth per ne. VIlaznia luan futbollin mè tè bukur ne Shqipèri, por ne jemi tè vetèdijshèm se fitorja èshtè alternativè e vetme.

Mè vjen keq qè nuk munda t’i gèzohesha shumé golit ndaj Partizanit, pasi e meritonim fitoren. Githsesi, pres t’i gèzohem sot, qoftè golave tè shokève, pse jo edhe nèse shènoj vetè, gjithnjè nèse luaj dhe mè jepet rasti tè shënoj”

VIZITA E PRESIDENTIT

Shtubina zbulon edhe takimin me presidentin Agim Demrozi nje dité para ndeshjes me Villaznine. “Presidenti ynè erdhi ta vizitoje nè stérvitje dhe jua them me plot sinqeritet se ndryshe nga ndonje homolog i tij, ai nuk bèrtet, nuk nxehet, nuk fyen, por tè godet me fjalé.

Pèrmenda kètè fakt, pasi jemi koshientè tè gjithè se nuk kemi justifikuar githè atè korrektèsi te tij ndaj nesh. Kanè mbetur pak javè he tashmè gabimet si me Partizanin apo qoftè dhe me Teutén nè Rrogozhinè, nuk duhet tè pèrsèriten.

Do tè ishte dorèzim pa kushte nèse do ndodhte kjo. Prandaj, sot ndaj VIlaznisè do tè futemi nè fushè me dèshirè e besim absolut se vetèm fitorja do a bèjè punè. Kam bindjen se ekipi jonè qëndron me lart se Skenderbeu, Kastrioti, Dinamo apo edhe Teuta”.