Kategoria e Dytë e futbollit do zhvillojë ditën e nesërme javën e 18-të në Grupin A. Kështu, Murlani do të presë në Barbullush ekipin e Luzit dhe mendohet të jetë një sfidë e vështirë, nisur edhe nga pozicioni në renditje i miqve.

Padyshim, Luzi i vendit të dytë, do të kërkojë fitoren për të mos iu shkëputur kreut, megjithatë do të jetë fusha e lojës që do të masë forcat e të dy ekipeve, pasi edhe Murlani nga ana e saj, nuk është pa pretendime, teksa kërkon të shfaqë më të mirën.

Murlani renditet në vendin e gjashtë me 25 pikë, teksa këtë sezon deri më tani, kanë arritur të sigurojnë 8 fitore, një barazim dhe 8 humbje, që e kanë pozicionuar në mesin e tabelës së klasifikimit.

Ndeshja Murlani-Luzi 2008, do të luhet ditën e nesërme, tek fusha e sportit në Barbullush, duke nisur nga ora 14:00. Nje rezultat pozitiv i vendasve do t’u bente pune jo vetem atyre por indirekt edhe Veleçikut sepse do te ndalej nje rival i tyre.
Maringlen ZHIVANI