Kapiteni i Vllaznisë Ndriçim Shtubina nuk e ka pranuar më heshtjen e drejtuesve të klubit dhe ka vendosur t’i japë lamtumirën kësaj skuadre. Këtë gjë ai e ka njoftuar përmes një njoftimi në faqen e tij në facebook.Statusi i tij me këtë rast ka qenë i shkurtër, por me shumë domethënie brenda: “Nga ky moment jam lojtar i lir,shpresoj qe vllaZnia te blejn Messin ne vendin tim, skam qa flas ma”- ka shkruar ai.
Vonesat në rinovimin e kontratave me lojtarët aktualë, por edhe kryerjen e përforcimeve të duhura për të zëvendësuar të larguarit, duket se kanë nisur të japin efekte të tjera negative. Trajneri Armando Cungu ka paralajmëruar largimin nëse gjërat nuk ndryshojnë, ndërsa para tij është kapiteni kuqeblu, Ndricim Shtubina, që përmes faqes së vet në Facebook ka njoftuar ikjen nga Vllaznia. Drejtuesit në fakt e kanë konsideruar krejtësisht të zgjidhshëm problemin e kapitenit dhe për këtë arsye kanë menduar të ulen shpejt me të për të përcaktuar detajet e kontratës së re por tashmë lojtari thotë se është “i lirë” dhe po mendon për të gjetur skuadër tjetër.
© shkodrasport.com