Vllaznia e ka nisur mbare kampionatin duke mundur ekipin e Laçit me rezultatin 1-0 ne javen e pare. Nje fitore qe shumekush ndoshta nuk e priste megjithate kuqeblute ne shumicen e kohes kane treguar grinte ne fushen e lojes, pavaresisht problemeve fizike qe mund te kishin disa prej lojtareve.
Nderkohe te merkuren ekipi shkodran do te luaje ndeshjen e dyte te kampionatit, kete here ne transferte ndaj Bylisit, takim qe do te luhet diten e merkure ne Ballsh.
Duke folur ne lidhje me kete takim, mesfushori Ndriçim Shtubina do te shprehej: “Une mendoj se Vllaznia do ta kete me te lehte ne Ballsh sesa e pati ndaj Laçit. Te shtunen ishim nen presion sepse luanim ndaj tifozeve tane dhe kishin ate mosbesimin e plote ne vlerat tona, por pas kesaj fitoreje, jam i bindur se gjerat tashme jane ndryshe dhe do te luajme per fitore ndaj Bylisit”.
Mesfushori 32 vjeçar u rikthye ne Shkoder pas dy vitesh “shtegtim”, fillimisht ne Kukes dhe pastaj ne Laç. I pyetur se çfare konstaton ne kete rikthim tek Vllaznia, ai shprehet: “Ne ekip kane ardhur shume lojtare te rinj dhe ajo çfare konstatoj une eshte se ka me shume grinte dhe deshire. Shpresoj te vazhdojme keshtu edhe ne javet e ardhshme, ne menyre qe te bejme nje sezon te mire”.
www.shkodrasport.com