Sot para ndeshjes Vllaznia- Egnatia u improvizua nje ceremoni e thjeshte por shume kuptimplote, ajo e lenies se futbollit per shkodranin Ndriçim Shtubina.
Ai ka marre duartrokitjet e publikut shkodran, por njekohesisht eshte nderuar e respektuar edhe nga presidenti i Vllaznise Alban Xhaferi qe i ka dorezuar fanellen kuqeblu me numrin 10.
Nderkohe vete Shtubina ka dhene nje prononcim pas ndeshjes teksa eshte shprehur: ‘Ishte një emocion shumë i veçantë. Nuk e kisha pritur, të them të drejtën, por kështu është futbolli. Ndihem krenar që kam luajtur futboll deri në moshën 35-vjecare.
Sot ishte ndeshja e fundit në Shkodër, por unë do ta mbyll në Rrogozhinë, kam dhe një ndeshje atje. Do të marr një post mjaft të rendësishëm të Egnatias, pas futbollit. Nuk më pëlqen ta quaj veten drejtor teknik, por një pjesë e stafit të skuadrës. Do mundohem të jap maksimumin, ashtu si në fushë”.
Po cili ka qene momenti me i bukur i karrieres se tij? “Kam shumë momente pozitive në futboll, por gjithsesi do ta vlerësojnë të tjerët karrierën time, nuk mund të vlerësoj veten”- eshte shprehur Shtubina.
35 vjeçari qe ka luajtur per gati nje dekade me Vllaznine, eshte pyetur se çfare do te thote ky emer per te dhe ai eshte shprehur: “Të flas për Vllazninë është shumë e vështirë për mua. Vllaznia është familja ime. Nëse nuk dua Vllazninë, nuk dua askënd tjetër”./SHKODRA-SPORT.COM/