Faza e dyte ka nisur ne menyren e duhur per ekipin e Velecikut. Ai ka fituar pasditen e sotme me rezultatin 2-0 ne ndeshjen e luajtur ne transferte me ekipin e Klosit.

Ky eshte nje trepikesh me shume vlere qe do ta ndihmoje jo pak skuadren koplikase per vazhdimin e kampionatit dhe pretendimet qe ajo ka per fazen e dyte.

Ne pjesen e pare ka qene mbrojtesi i djathte Elvis Rustemaj qe ka zhbllokuar shifrat dhe me kete gol do te mbyllej pjesa e pare duke i ofruar edhe me shume koplikasit me fitoren.

Per ta siguruar kete gje do te mendonte Arsen Hajdari i cili do te shenonte edhe golin e dyte ne pjesen e dyte dhe ketu do te mbyllej gjithcka. Veleciku fitoi 2-0.

Me kete fitore, ai eshte ngjitur ne kuoten e 23 pikeve duke mbajtur serish vendin e katert ne renditje, por me pike te barabarta me Orikun e vendit te trete. Gara pritet te jete e forte dhe koplikasit do te luftojne deri ne fund per ngjitjen nje kategori me lart./SHKODRA-SPORT.COM/