Ndeshja me Teutën po merr gjithnjë e më shumë një rëndësi të madhe dhe në kampin shkodran janë duke e vlerësuar maksimalisht atë.

Për ta, vlen edhe barazimi në fakt dhe kjo është shprehur edhe në deklaratat e pjestarëve të kësaj skuadre në shtypin e sotëm sportiv.

Kështu,në faqen e parë të gazetës “Sport Ekspres” është artikulli me titull: “Berisha bën llogaritë: Në Durrës, pika si fitore”.

Në këtë gazetë ka edhe një artikull në lidhje me suksesin e kombëtares së femrave që arriti një fitore me shumë vlerë ditën e djeshme falë golit të shënuar nga futbollistja e Vllaznisë Luçie Gjini.

Në këtë gazetë shkruhet: “Festa kuqezi vazhdon, Gjini thyen Bjellorusinë”.

Ndërkohë në gazetën “Panorama Sport” nuk ka asnjë artikull për Vllazninë dhe sportin shkodran.

Për më shumë,lexoni më poshtë faqet e para të plota të këtyre gazetave të ditës së sotme: