Rikthehet Tom Doshi të japë premio e mbështetje për Vllazninë. Të paktën kështu shkruhet në shtypin e sotëm sportiv.

Natyrisht që ky është një lajm i mirë megjithatë mbetet për t’u parë nëse vërtetë do të ndodhë kështu apo jo.

Kështu në faqen e parë të gazetës “Sport Ekspres” është artikulli me titullin e madh: “Premio për çdo fitore, Tom Doshi krah Vllaznisë”.

Më poshtë ndërkohë është nëntitulli: “Nga fjalët te veprat, Vllaznia nuk është vetëm dhe përveç Bashkisë, vjen ndihma nga biznesi.

Deri në fund të sezonit skuadra do të ketë shpërblim për çdo fitore, por edhe më shumë mbështetje e mbrojtje”.

Ndërkohë në faqen e parë të gazetës “Panorama Sport” nuk ka asnjë artikull në lidhje me Vllazninë”.

Por për më shumë, më poshtë mund të lexoni të plota faqet e para të këtyre gazetave të ditës së sotme: