Federata Shqiptare e Futbollit ka bere te ditur sot se pjesa me e madhe e ekipeve pjesmarrese ne “Abissnet Superiore” per sezonin e ri ka bere nje kerkese per shtyrjen e kampionatit per nje jave dhe si rrjedhoje Komiteti Ekzekutiv e ka miratuar ate.

Ne kete njoftim ne fakt nuk behet e ditur asgje se cili ka qene shkaku i kerkeses per kete shtyrje, kur ne fakt po gjate dites se sotme ka patur lajme se shtyrja po vjen ngaqe FSHF ende nuk e ka percaktuar se kush do t’i transmetoje ndeshjet e Superiores.

Gjithsesi tashme eshte fakti qe kampionati nuk do te nise me 19 por me 26 gusht. Pyetja qe me te drejte mund te bejne tifozet shkodrane ne kete rast, eshte nese kjo shtyrje i sherben per mire apo per keq Vllaznise?

Ne fakt, ende nuk eshte e qarte nese ajo ka qene pjese e ekipeve qe kane kerkuar kete shtyrje apo jo sepse nuk ka patur transparence ne kete mes. Por kjo nuk ka shume rendesi sepse tashme çdo gje eshte vendosur.

Nisur nga kalendari i dy javeve te para, kur Vllaznia do te ndeshej me Kukesin dhe Erzenin, dy skuadrat qe po kalojne probleme te medha kete vere, nje shtyrje e tille ne pamje te pare ndikon me per mire per keto dy ekipe e nuk eshte ne favor te kuqebluve.

Por nga ana tjeter, edhe vete ekipi shkodran ende nuk eshte ne formen qe duhet dhe kete po e tregojne edhe ndeshjet miqesore qe po zhvillon gjate kesaj periudhe. Nje jave me shume ne dispozicion, mund te jete nje arsye me shume qe edhe Vllaznia te behet gati ashtu si duhet per kampionatin e ri./SHKODRA-SPORT.COM/