Ish-sulmuesi i Atletico Madridit, tani i Monacos, Gelson Martins, është dënuar me një pezullim prej gjashtë muajsh pasi shtyu një gjyqtar gjatë një ndeshje në Ligue 1.

Lojtari i kombetares portugeze iu bashkua Monacos në fillim të sezonit, pasi kaloi sezonin 2018-19 si i huazuar, duke mos gjetur hapësira te skuadra e Diego Simeones.

Me gjithë paraqitjet e rregullta për skuadrën e Robert Morenos deri më tani këtë sezon, ai u përfshi në një incident të çuditshëm gjatë humbjes së tyre 3-1 në Nimes më 1 shkurt.

24-vjeçarit iu dha një karton i kuq direkt për një shtytje të gjyqtarit Mikael Lesage, pasi shoku i ekipit të tij, Tiemoue Bakayoko, u ndëshkua fillimisht, dhe federata franceze konfirmoi që ata do të hetonin çështjen më tej.

Tani Monaco ka konfirmuar pezullimin dhe Martins është i vendosur të humbasë pjesën tjetër të sezonit.