Tjetër paraqitje e mirë për futbollistin shkodran Andreas Ndoji. Kështu, ditën e djeshme është luajtur ndeshja e rradhës për kampionatin grek, pikërisht në mes Panetolikos dhe ekipit të tij Olimpiakos.

Skuadra e Ndojit ka fituar me rezultatin e pastër 0-2 dhe një kontribut për arritjen e saj ka dhënë edhe ai. Futbollisti shkodran ka qenë në fushën e lojës për 90-minuta, duke luajtur si qendërmbrojtës dhe ka spikatur me luftën e fortë sportive, por edhe me organizimin e manovrës sulmuese për ekipin e tij.

Edhe pse, Ndoji është vetëm 19-vjeçar, ai është marrë nga stafi i ekipit të parë të Olimpiakos në rradhët e kësaj skuadre, sepse ata kanë evidentuar shumë elementë pozitiv tek Ndoji. Në fakt, jo vetëm e kanë marrë, por edhe po i japin besimin e duhur, duke e aktivizuar gjatë gjithë ndeshjes si titullar.

Ndërkohë, çudia ndodh, sepse Andreas Ndoji nuk është grumbulluar fare nga Kombëtarja e Shqipërisë. Ndoshta në të ardhmen mund të ketë një ftesë për të, por të shohim në vazhdim.
Maringlen ZHIVANI