Thursday, March 26, 2026
FAQJA E PARE KRYESORE“Shuhet” ëndrra Botëror, Polonia eliminon Shqipërinë

“Shuhet” ëndrra Botëror, Polonia eliminon Shqipërinë

Kombëtarja shqiptare është mposhtur në transfertë përballë Polonisë në gjysmëfinalen e “play-off” të Botërorit 2026. Sfida e zhvilluar në Varshavë, përfundoi me shifrat 2-1.

Golin e parë e shënuan kuqezinjtë, me anë të Arbër Hoxhës në minutën e 41-të, madje duke mbyllur pjesën e parë në avantazh. Por me nisjen e pjesës së dytë, polakët ishin më të qartë, duke përmbysur me golat e Lewandowskit dhe Zielinskit.

Kështu, Shqipëria mbyll aventurën për ëndrrën drejt Botërorit, teksa më 31 mars do të luajë miqësore përballë Ukrainës. Ndërkohë që Polonia luan finalen për Botëror ndaj Suedisë.

POLONI-SHQIPËRI 2-1
63′ Levandovski, 73′ Zielinski / 42′ Hoxha

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments