Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e ndeshjes së dytë çerekfinale mes Bayern Munichut dhe Arsenalit në Ligën e Kampionëve.Bavarezët e nisën më mirë ndeshjen, duke sulmuar portën e Gunners, por që ishin pafat.

Në minutën e 25-të, Jamal Musial krijoi rastin e parë serioz, por që David Raya ishte i vëmendshëm.Gjashtë minuta më vonë, Topçinjtë krijuan po ashtu rastin e parë me anë të Martin Odegaard, mirëpo as ky nuk e befasoi Manuel Neuerin.

Edhe Gabriel Martinelli (32’) tentoi ta befasonte legjendën e Bayernit, por që sërish ky i fundit ishte në nivelin e detyrës. Arsenali vazhdoi të tregonte më shuam nga loja, por që dy skuadrat kishin një paraqitje të barabartë në këta 45 minutat e parë.

Padyshim se në pjesën e dytë do të ketë së paku një gol, duke ditur se ndeshja e parë ka përfunduar 2-2 në Londër dhe dy ekipet do synojnë të shmangin vazhdimet dhe penalltitë. /Telegrafi/