Vllaznia mori një fitore me shumë vlera ditën e shtunë kudnër Skënderbeut në shifrat 1-0. Megjithatë loja e kuqebluve nuk ishte e nivelit më të mirë të mundshëm dhe kjo ka irrituar jo pak tifozët shkodranë që kërkojnë llogari tek Plori.
Por i këtij mendimi duket se nuk është Arbër Shytani. Trajneri i Ades thekson në një koment të tijin se duhet të jenë futbollistët ata që duhet të nxjerrin skuadrën nga kriza.
Shytani tha: “Ishte realisht një fitore e vuajtur, por me vlera ajo kundër Skënderbeut. Por nëse llogarisim që Vllaznia është vetëm 1 pikë larg vendit të tretë, duhet të kemi parasysh që edhe Kastrioti është vetëm 2 pikë pas Vllaznisë. Pra objektivi për Europën nuk është se u lehtësua me këtë fitore kundër korçarëve.
Po e kryqëzojnë Plorin, jo vetëm tifozët, por i gjithë ambienti sportiv. E dimë të gjithë që trajneri është ai që bëhet “kokë turku” në çdo ekip, por futbollistët tek Vllaznia duhet ta marrin situatën në dorë. Ishin këta futbollistë që u morën për gjëra të mëdha në fillimin e sezonit dhe për këtë duhet të tregojnë se sa vlejnë realisht në fushën e lojë”.
Endri ÇINARI