Veleçiku eshte duke u pergatitur per startin e fazes se dyte te kampionatit dhe per kete arsye eshte duke zhvilluar edhe nje seri takimesh miqesore qe po i sherbejne stafit teknik per konsolidimin e ekipit ne prag te nisjes se ndeshjeve zyrtare.

Koplikasit nderkohe ditet e fundit kane marre nje lajm te mire. Me ta eshte bashkuar edhe sulmuesi shkodran Joald Ivziku. Ai madje ka qene ne fushe si titullar ne miqesoren e djeshme ndaj Beselidhjes.

Kuptohet qe ardhja e ketij lojtari per repartin ofensiv eshte nje perforcim shume i rendesishem per skuadren sepse tashme te gjithe ia njohin vlerat atij, vlera qe i ka treguar te Vllaznia U21 veçarisht, por edhe tek Bylis.

Nderkohe ne fazen e pare te ketij sezoni ka qene i huazuar tek Burreli, skuader ne te cilen nuk ka patur shume hapesira dhe si rrjedhoje ai ka vendosur te zgjedhe nje ekip tjeter, duke preferuar tashme Veleçikun.

Trajneri Smajli duket i kenaqur me kete perforcim sepse me Ivzikun ne sulm e bashke me te edhe me Hajdarin, Shekajn e ndonje tjeter, ky repart duket i plotesuar./SHKODRA-SPORT.COM/