Kastrioti ka skuadrën më në formë të kampionatit shqiptar të futbollit. Fitorja me përmbysje 1-2 ndaj Vllaznisë në fundin e fazës së tretë, ishte shumë e rëndësishme për krutanët që tashmë ndodhen në vendin e shtatë, duke dalë nga zona e ftohtë.

Në përfundim të ndeshjes sot, Kastrioti postoi në rrjetet sociale një foto nga dhomat e zhveshjes të stadiumit “Loro Boriçi”. Janë futbollistët dhe stafi që me të drejtë festojnë.

Plot 4 fitore dhe vetëm 1 barazim në 5 ndeshjet e fundit, si asnjë klub tjetër. Në fakt, i gjithë rikthimi i Kastriotit në vitin 2022 është i frikshëm, vetëm Tirana ka bërë më mirë se ata.

Ndeshjen e radhës e luajnë me Dinamon që është e zhytur në krizë dhe mesa duket ata nuk do ndalen. Objektivi i tyre gjithsesi eshte sigurimi i qendrimit ne kategori dhe me kete ecuri sigurisht qe mund t’ia dalin.