Kastrioti triumfoi brenda ne “Loro Boriçi” duke marre nje trepikesh me shume vlere ndaj Vllaznise. Kjo e fundit po kalon momente jo te mira dhe si rrjedhoje, kjo u shfaq edhe ne kete perballje.

Specialisti i futbollit Shkelqim Muça gjate analizes se tij ne emisionin “Rubrika Sportive” ne RTSh u shpreh se Vllaznia nuk ishte ne diten e saj te me te mire ne kete ndeshje.

“Një fitore me zemër e Kastriotit. Vllaznia nuk ishte në 100% e vet. Kastrioti nga fillimi deri në fund mbajti ritmin, luajti me dëshirë. Shkodranët pas 1-1 lanë shumë hapësira mbrapa.

Krutanët duhen duartrokitur, edhe stafi, shikoj një skuadër që luajnë për njëri tjetrin. Ka disa lojtarë që i kanë dhënë impuls shumë skuadrës. Luajnë me dëshirë”.